Takim në Shkollën e mesme publike “Raqi Qirinxhi” në kuadër të projektit IADSA, “Shkolla Qendër Komunitare”

Takim në Shkollën e mesme publike “Raqi Qirinxhi” në kuadër të projektit IADSA, “Shkolla Qendër Komunitare”

Takim në Shkollën e mesme publike “Raqi Qirinxhi” në kuadër të projektit IADSA, “Shkolla Qendër Komunitare”

Në datat 24-25 shkurt 2016, në kuadër të projektit IASDA “Shkolla Qendër Komunitare” – Ekosistemi i edukimit të qëndrueshëm në bashkëpunim me MAS, u zhvillua për nxënësit e shkollës së mesme “Raqi Qirimxhi” – Korçë, trajnimi me temë “Si të formojmë një klub të ri nxënësish”.

Trajnimi u zhvillua në ambientin e përcaktuar nga shkolla, gjatë të cilit morën pjesë 38 nxënës përfaqësues të klubit të antikorrupsionit, të klubit të drejtave të njeriut, si dhe nxënës të viteve të 2-ta dhe 3-ta, të cilët do të vazhdojnë traditën dhe do të drejtojnë klubet ndër vite.

Këta nxënës do të ndihmohen nga mësuesit koordinatorë të aktiviteteve të tyre në shkollë dhe në komunitet. Gjatë trajnimit, znj. Anisa Brano, Koordinatore e Klubeve Studentore në UMB, foli për mënyrat dhe hapat që duhen ndjekur për ngritjen e një klubi, për rolin që duhet të kenë themeluesit dhe liderat e klubit, organizimin e eventit të parë si të sukseshëm etj.

Gjatë trajnimit, nxënësit u ftuan që të shprehnin ide apo propozime për aktivitetet e secilit klub. Disa nga dëshirat dhe idetë e tyre ishin formimi i klubeve si: Arti-piktura, Aktivitete Artistike dhe Vullnetare etj.

Gjatë këtij takimi u dhuruan për nxënësit e kësaj shkolle dhe 300 “Karta Rinore Evropiane, në kuadër të projektit të SHQK-së. Nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi” treguan interes gjatë pajisjes me “Kartën Rinore Evropiane” për avantazhet e saj dhe pjesëmarrjen e tyre në projekte apo konkurset e ndryshme rinore.

Go to top of page