Bashkëpunimi i Rinisë Aktive me shkollën “Raqi Qirinxhi“

Bashkëpunimi i Rinisë Aktive me shkollën “Raqi Qirinxhi“

Bashkëpunimi i Rinisë Aktive me shkollën “Raqi Qirinxhi“

Në datën 5 mars 2016, u zhvillua në mjediset e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”- Korçë, aktiviteti “DITËT E HAPURA”. Një ndër aktorët kryesorë në organizimin e aktiviteteve të zhvilluara ishte dhe Rinia Aktive, pra nxënësit. Në hollin e katit të parë, prindërit të grupuar dhe të orientuar nga dy mësues të shkollës, ndiqnin një guidë prej 16 nxënësish të veshur me uniformë, për t’i njohur ata me mjediset dhe punën e shkollës. Prindërit panë nga afër mjediset e ndryshme që ofron gjimnazi “Raqi Qirinxhi” si: muzeun e shkollës, bibliotekën, klasat inteligjente etj.

Bashkëpunimi i Rinisë Aktive me shkollën “Raqi Qirinxhi“

Ata shfaqën interes për të njohur të gjitha mjediset e shkollës, për historinë e saj, pajisjet dixhitale dhe metodat e reja të mësimdhënies. Pas përfundimit të itinerarit, prindërit lanë përshtypjet e tyre në librin e përshtypjeve dhe u bënë pjesë e kokteilit në një takim miqësor me mësuesit. Një shembull shumë të mirë tregoi dhe bashkëpunimi me shkollën i ish-nxënëses M. Hasani, e cila kishte mbledhur një fond librash, që ia dhuroi bibliotekës së shkollës “Raqi Qirinxhi”. Ajo u falënderua në prezencë të të pranishmëve për këtë veprim dinjitoz në emër të gjithë stafit të shkollës dhe të komunitetit.

Go to top of page