Të nxënit interaktiv në komunitet në shkollën “Raqi Qirinxhi“ gjatë DITËVE TË HAPURA
Në datën 5 mars 2016, u zhvillua në mjediset e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”- Korçë, aktiviteti “DITËT E HAPURA”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një ambienti miqësor dhe të hapur për të gjithë komunitetin rrethues, duke e kthyer shkollën në një institucion në shërbim të plotë të komunitetit. Në kuadër të aktiviteteve të organizuara gjatë “DITË E HAPURA”, disa përfaqësues të klubit të kreativitetit kishin aplikuar në faqet e murit të klasave specifike një sërë pikturash murale, ku faqja e murit u përdor prej tyre për të vizatuar sistemin diellor. Vizatimet nga njëra anë konkretizuan një aspekt të lëndës së astronomisë dhe nga ana tjetër zbukuruan mjediset e shkollës. Këto vizatime u pëlqyen dhe u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit.