Vizita ne shkollen “Raqi Qirinxhi”- Korce

Vizita ne shkollen “Raqi Qirinxhi”- Korce

Vizita ne shkollen “Raqi Qirinxhi”- Korce

Ne daten 15.07.2017, ne kuader te projektit te MAS ne bashkepunim me IADSA “Shkolla qender komunitare – Ekosistemi i edukimit te qendrueshem”, u zhvillua vizita e pare e grupit te punes ne shkollen “Raqi Qirinxhi”- Korce, shkolle ‘target’ e projektit. Kjo vizite kishte si qellim vendosjen e kontakteve mes grupit te punes pergjegjes per zbatimin e projektit, drejtorine dhe stafin mesimor te shkolles, identifikimin e kordinatoreve te shkolles pergjegjese per projektin, si hedhjen e piketave ne lidhje me linjat ne te cilat do te zhvillohet zbatimi i projetit. Grupi i punes u njoh nga afer me personelin drejtues dhe akademik te shkolles. Ne takim ishin te pranishem drejtori i shkolles z. Efthimaq Postoli si dhe mesuesit e letersise z. Rezar Naco dhe z. Gerti Dallto, mesuesi i fizikes dhe TIK z. Besnik Agollari, mesuesja e frengjishtes znj. Svetllana Polero, mesuesja e fizikes znj. Klaudeta Kola, mesuesja e filozofise dhe sociologjise znj. Tefta Ndini si dhe mesuesi i edukimit fizik z. Mikail Prifti.

Grupi i punes u njoh nga afer edhe me ambientet e brendshme te shkolles dhe ato rreth saj. Gjithashtu, gjate takimit u shkembyen ide te vlefshme lidhur me zhvillimin e projektit dhe u mblodhen te dhena paraprake te cilat i sherbejne fotografimit te situates aktuale te shkolles lidhur me komponentin kryesor te projektit me qellim planifikimin e punes lidhur me aktivitetet ne vijim.

Go to top of page