Shkolla Seit Najdeni

Rreth Shkollës

Gjimnazi “Said Najdeni”, Peshkopi e ka filluar punën e tij që në vitin 1948 si shkollë pedagogjike dhe në vitin 1962-1963 me vendim të Këshillit të Ministrave u kthye në shkollën e mesme të përgjithshme 11–vjeçare dhe më 1968 në shkollë 12 – vjeçare. Fillimisht ky gjimnaz ka ekzistuar në ambientet e shkollës 7-vjeçare “Demir Gashi”, më vonë kaloi në ambientet e shkollës pedagogjike dhe së fundmi në ambientet e sotme. Gjimnazi “Said Najdeni” ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen intelektuale të brezave në vite. Godina ndodhet në juglindje të qytetit dhe mban emrin e veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare, Said Najdeni.

Misioni dhe Organizimi

Synimi i Gjimnazit “Said Najdeni” është arritja e rezultateve të larta në maturën shtetërore.

Objektivat:

  1. Të ulen luhatjet e notës vjetore me atë të marrë në provimet e maturës shtetërore
  2. Të rriten me mbi 1.5% grup notat 8-10
  3. Të rritet me 0.2 nota rezultati në lëndën e letërsisë dhe 0.2 nota në lëndën e matematikës duke e krahasuar me vitin shkollor 2014-2015
  4. Të rritet me 0.3 nota rezultati në lëndët me zgjedhje
  5. Të rritet me 2.5% numrin e nxënësve cilësorë që do të vazhdojë arsimin e lartë
  6. Të rritet 1.7% kalueshmëria në maturë në vitin shkollor 2015-2016
  7. Të inkurajohen nxënësit në zgjedhjet e lira sipas aftësive dhe preferencave që mundësojnë vazhdimësinë e tyre në shkollim
  8. Të ulen numri i mungesave të arsyeshme
  9. Të trajtohen me përparësi nxënësit me AK dhe ata të komunitetit romë dhe egjipitjan
  10. Mësuesi të jetë model profesionalizmi, humanizmi , vepruesi dhe objekt e subjekt edukimi në shkollë
  11. Të intesifikohet puna edukative në të gjithë shtrirjen e saj në shkolle dhe jashtë mureve të saj

Komponenti që duhet thelluar në gjimnazin ‘Saidt Najdeni”, Peshkopi është nxënia aktive në komunitet. Ky komponent ka si qëllim të krijojë praktika të reja të të nxënit, duke i zhvilluar ato nëpërmjet një ndërveprimi të vijueshëm midis të nxënit në klasë dhe problemeve reale ekonomike dhe sociale të kontekstit. Ndërhyrjet e parashikuara synojnë të krijojnë një dialog të vazhdueshëm mes nxënësve dhe komunitetet lokal ne zgjidhjen e problemeve të ndryshme me anë të organizimit të iniciativave dhe aktiviteteve jashtëkurrikulare. Mbështetur në dokumentet zyrtare që lidhen me kurrikulën dhe zbatimin e ligjshmërisë, gjimnazi mund të përgatisë apo të zhvillojë materiale që lidhen me “Të nxënët aktiv në komunitet” nëpërmjet: Projekteve kurrikulare lëndore në nivel klase, Projekteve kurrikulare në nivel shkolle, Moduleve profesionale, Shërbimit vullnetar, Përfshirjes së përdorimit të TIK në të gjithë kurrikulën e gjimanzit si në atë bërthamë, por dhe atë me zgjedhje , Veprimtarive jashtëkurrikulare. Projekti do të mbështesë një zhvillim cilësor të drejtimeve të mësipërme

Infrastruktura

Kjo rubrikë do të plotësohet

Go to top of page