Dita Nderkombetare e Paqes – Toleranca fetare, Shkolla “28 Nentori” Shkoder

Dita Nderkombetare e Paqes – Toleranca fetare, Shkolla “28 Nentori” Shkoder

Dita Nderkombetare e Paqes – Toleranca fetare, Shkolla “28 Nentori” Shkoder

Shkolla ‘28 Nentori’ si shkolle target e projektit ‘IADSA - shkolla qender komunitare’, hap dyert, mirepret dhe merr pjese aktive ne organizimin e aktivitetit te rendesishem me teme 'Dita Nderkombetare e Paqes - Toleranca fetare'. Organizuar ne kuader te dites nderkombetare te paqes me 21 shtator, 2015 ky aktivitet mblodhi se bashku nje sere aktoresh nderkombetare dhe vendore si Ambasada Holandeze, Instituti Shqiptar per Ceshtje Publike, perfaqesues te komuniteve fetare dhe shoqerise civile, Drejtorise Arsimore Rajonale, Universiteti i Shkodres, etj ne nje takim tematik ne ambientet e shkolles.

Ne fjalen e tij Zev. Ambasadori Holandez, z. Jurgen van Meirvenne theksoi rendesine e mbrojtjes dhe kultivimit te vlerave se bashkejeteses fetare jo vetem ne kontekstin shqiptar, por ate me te gjere Europian e boteror. Po ashtu ne prezantimin e tij z. Mithat Dibra, Kryetar i FPU Shkodër vuri ne dukje modelin e bashkejeteses dhe harmonise fetare Shkodrane nga nje perspektive sa historike po aq edhe bashkekohore. Ndersa Z. Ali Laçej, përfaqësues i shoqërisë civile Shkodër u perqendrua ne rendesine e kultivimit te vlerave te tilla tek te rinjte duke u nderlidhur natyrshem me ndjeshmerite e nxenesve te pranishem te cilet gjithashtu bene nderhyrje te rendesishme. Disa nga prezantimet e nxenesve kishin ne fokus gjendjen e perfaqesimit ne shkolle te komuniteteve te ndryshme fetare dhe menyren se si reflektohen raportet e bashkejeteses fetare ne kontekstin e shkolles '28 Nentori’. Shkolla komunitare eshte ne vetvete nje miniature e komunitetit ne te cilin perket, vecanerisht ne lidhje me gjithperfshirjen e grupeve me perkatesi te ndryshme fetare, kulturore, sociale, etj. Ne kete drejtim doli ne pah roli qe mund dhe duhet te luaje shkolla komunitare si nje vend miqesor dhe i hapur me aftesite dhe kompetencat e duhura per te iniciuar ne komunitet nisma për promovimin e harmonise dhe bashkejeteses fetare, si vlera qe duhen mbrojtur, kultivuar dhe mirembajtur dite pas dite. Kush me mire se shkolla qender komunitare mund ta kryeje kete mision? Po ne kete linje, nje theks i vecante iu kushtua edhe nevojes se angazhimit te shkolles ne komunitet ne bashkepunim me aktore te tjere lokale e nderkombetare per te promovuar modelin pozitiv te harmonise fetare shkodrane dhe ne komunitete e shkolla te tjera, ne rajon e me gjere.

Ne kuadrin e thellimit te komponentit te qeverisjes dhe gjithperfshirjes si nje nga shtyllat baze te filozofise se shkolles qender komunitare shkolla ‘28 Nentori' ofron ne kete rast shembullin e nje shkolle komunitare model jo vetem duke ofruar mjediset e veta per organizimin e nje aktiviteti te te tillave permasa per nga rendesia dhe niveli i aktoreve te perfshire, por edhe duke kontribuar aktivisht ne tematiken ne fjale permes nderhyrjeve e prezantimeve nga vete nxenesit.



Go to top of page