Ekipet Lëndore
Grupet sipas lëndëve
- Ekipi Lëndor Gjuhë Shqipe – Letërsi
- Ekipi Lëndor Matematikë – Fizikë – Informatikë
- Ekipi Lëndor Kimi – Biologji
- Ekipi Lëndor Histori – Gjeografi
- Ekipi Lëndor Gjuhë e Huaj
- Ekipi Lëndor Edukim Fizik
Sekretaria dhe Financa
Shkolla ka një sekretari që funksionon si mbështetje në gjithë aspektin dokumentar të shkollës bazuar në funksionet që i jep ligji dhe dispozitat. Shkolla nuk ka financa, apo finacim tjetër përveç kontributit vullnetar të prindërve.
Sherbimi Psikologjik
Shkolla ka një psikologe, e cila është e pranishme në shkollë vetëm një herë në javë. Ajo nuk vendos për masa disiplinore dhe luan rolin e ndërmjetësit midis nxënësit dhe mësuesit, duke luajtur një rol fleksibël në shkollë.
Disa nga aftësitë që këshilluesi duhet të paraqesë në procesin e këshillimit të nxënësit janë:
- Konfidenca: Krijimi i ndjenjës së besimit tek nxënësi
- Simpatia: Ky element vendoset në rastet kur këshilluesi kupton veprimet e nxënësit apo sjelljen që ai tenton të paraqesë.
- Procesi i këshillimit: Merr në konsideratë problemin e nxënësit dhe e kategorizon atë. Dëgjon me kujdes nxënësin duke e lejuar të flasë lirshëm për problemin. Bën pyetje në lidhje me problemin dhe sqaron nxënësin.