Shkolla Halim Xhelo

Rreth Shkollës

Shkolla e mesme publike “Halim Xhelo” ka filluar të funksionojë për herë të parë në vitin 1957 si shkollë e bashkuar nga klasa e parë fillore deri ne klasën e 11-të, pasi fillimisht shkolla ka qenë 7-vjeçare. Emrin, shkolla e ka marrë nga atdhetari dhe publicisti Halim Xhelo, njëri nga organizatorët e luftës së Vlorës në 1920-n, pjesëmarrës më pas në revolucionin e qershorit dhe përkrahës i Qeverisë së Nolit dhe drejtues i gazetës "Politika".

Misioni dhe Organizimi

Të formojmë nxënës qytetarë, protagonistë të së ardhmes evropiane.

Objektivat:

  1. Të ruhet niveli i kalueshmerisë i arritur vitin e kaluar dhe të rritet nota mesatare me 0.3
  2. Të zvogëlohet në masën 50% numri i nxënësve të larguar nga shkolla në krahasim me vitin e kaluar dhe braktisja në nivelin 0
  3. Të zvogëlohet me 20% numri i mungesave pa arsye
  4. Të rritet kalueshmëria me 5% dhe cilësia me 0,5

Infrastruktura

Shkolla “Halim Xhelo” ka 5 klasa të dhjeta, 5 klasa të njëmbëdhjeta dhe 4 klasa të dymbëdhjeta. Në ambientet e shkollës “Halim Xhelo” gjenden 15 klasa mësimore, 3 klasa dixhitale, ku mësimi zhvillohet me projektorë, tableta, tableta interaktive. Gjendet gjithashtu, një laborator i informatikës me kompjutera, një laborator kimie, një laborator i fizikës dhe një i biologjisë që funksionojnë edhe si klasa mësimore dhe një sallë kinemaje multifunksionale. Shkolla ka sallën e mësuesve, drejtorinë e saj dhe një mjedis të veçantë dhe të sigurtë për psikologun. Palestra e shkollës dhe salla e veprimtarive janë në një gjendje shumë të amortizuar. Në pjesën e prapme të shkollës gjendet oborri i saj që funksionon edhe si fushë sporti edhe si lulishte.

Go to top of page