Rekreacion dhe Sport

Rekreacion dhe Sport

Rekreacion dhe Sport

Ndër aktivitet e shumta që u zhvilluan gjatë “DITËVE TË HAPURA”, nuk mund të mungonin dhe aktivitetet sportive si ndeshja e futbollit midis nxënësve të gjimnazit “A. Z. Çajupi” dhe ekipit të futbollit të Universitetit “Marin Barleti”, që lidhet me komponentin Rekreacion dhe Sport, i cili është një nga pesë komponentët kryesore ku fokusohet projekti IADSA shkolla qendër komunitare. Atmosferën ndeshjes së futbollit ia shtoi edhe prezenca e prindërve dhe fëmijëve të komunitetit, të cilët e shoqëruan atë gjatë gjithë kohës deri në përfundimin e saj.

Në vijim të aktiviteteve sportive dhe rekreative vajzat e Klubit të Aerobisë së shkollës kishin përgatitur dhe një numër aerobie, të cilin e realizuan në oborrin e gjimnazit nën tingujt e muzikës duke ia shtuar gjallërinë dhe atmosferën këtij aktiviteti.

Ora e hapur me prindër:  Mbi marrëdhëniet Prind - Fëmijë - Mësues

Go to top of page