Klubi i volejbollit

Klubi i volejbollit

Klubi i volejbollit

Ditën e premte më 6 maj 2016 në ambientet e palestrës të kampusit 2 pranë Universitetit “Marin Barleti”, në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare, u zhvillua aktiviteti i katërt sportiv, midis skuadrës së volejbollit të këtij Universiteti dhe asaj të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”.

Fillimisht aktiviteti u përshëndet nga organizatorët e këtij aktiviteti sportiv e më pas u mbajt një prezantim i shkurtër dhe mjaft interesant mbi skemat, teknikat dhe lojën e volejbollit në tërësi.

Kjo ndeshje e cila u ndoq me mjaft entuziazëm përfundoi me rezultatin 3-0 për skuadrën e gjimnazit “Andon Zako Çajupi”.

Ky aktivitet u arbitrua dhe u drejtua nga vetë studentët nën mbikqyrjen e pedagoges Dr. Alketa Caushi.

Kjo praktikë e mirë do të vazhdojë me aktivitete të tjera sportive me klubin e volejbollit e të basketbollit.

Go to top of page