Takim në shkollën e mesme publike “A.Z.Cajupi” - Tiranë

Takim në shkollën e mesme publike “A.Z.Cajupi” - Tiranë

Takim në shkollën e mesme publike “A.Z.Cajupi” - Tiranë

Ditën e hënë në datën 5.10.2015, grupi i koordinatorëve të projektit IADSA -“Shkolla Qendër Komunitare” zhvilluan në shkollën e mesme “A.Z.Çajupi” një aktivitet me nxënësit për ngritjen e klubeve tematike me pjesëmarrje nga nxënësit e shkollës.

Gjatë këtij aktiviteti grupi i punës bëri prezantimin e tematikave të gjera brenda të cilave do të organizohet ngritja e klubeve të nxënësve. Këto përfshijnë fushat e aktivizmit rinor, inovacionit, sipërmarrjes, kreativitetit, rekreacionit dhe sportit. Pas prezantimit nxënësit e shkollës plotësuan një formular të shprehjes së interesit për pjesëmarrje në klube. Qëllimi i plotësimit të pyetësorëve nga ana e nxënësve ishte njohja nga ana e tyre për përfshirjen në këto klube të cilët do t’i ndihmojnë ata për t’u, vetë-organizuar, socializuar dhe vepruar në lidhje me një tematikë të caktuar.

Grupi zhvilloi edhe nje takim pune me drejtoreshën e kësaj shkolle znj. Margarita Shatro, nëndrejtoreshën znj. Gjuraj dhe mësuesen e shkencave sociale znj. Eva Filolli ku u diskutua lidhur me planin e aktiviteteve në vijim në kuadrin e klubeve të nxënësve.

Pas prezantimit nxënësit e shkollës u informuan edhe me aktivitetet e Youth Act Albania dhe me benefitet që ata do përfitojnë me pajisjen Karta Rinore Evropiane

Go to top of page