Tryeze e rrumbullakët: ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’

Tryeze e rrumbullakët: ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’

Tryeze e rrumbullakët: ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’

Ne kuader te projektit IADSA ‘Shkolla qender komunitare: Ekosistemi i Edukimit per Arsim te Qendrueshem’ Instituti AIPA ne bashkepunim me MAS, Dhomen e Tregetise te Qarkut Diber, Drejtorine Arsimore Rajonale te Qarkut Diber, Bashkine Diber, shkollen e mesme ‘Said Najdeni’, biznese dhe sipermarrje lokale organizuan tryezen ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’. Tryeza u realizua ne dt. 20 Prill, 2014 ne ambjentet e QEK Peshkopi me pjesemarrje te gjere te nxenesve, mesueve, komunitetit, sipermarrjes lokale, autoriteteve vendore e organizatave lokale e nderkombetare qe operojne ne terren me ceshtje te rendesishme qe lidhen me shkollen qender komunitare. Tryeza pati si qellim stimulimin dhe promovimin e modelit te sipermarrjes lokale ne kuadrin e nismes se shkolles qender komunitare e cila ka ne fokus lidhjen e natyrshme te kurrikules me nevojat praktike dhe modelet e sipermarrjes lokale.

Tryeze e rrumbullakët: ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’

Relatoret e ftuar ne tryeze ekspozuan perspektiven e tyre lidhur me rendesine e bashkepunimit mes shkolles, sipermarrjes lokale, pushtetit vendor e komunitetit. Znj. Edita Fino, si pefaqesuese e projektit IADSA tha qe organizimi i kesaj tryeze lidhet me nje nder standartet e shkolles qender komunitare qe eshte ne fokus te projektit ne zonen e Dibres e qe ka te beje me stimulimin e formave te edukimit bazuar ne veprim dhe praktike qe nxisin sipermarrjen rinore duke hapur mundesi te reja karriere per te rinjte e duke rritur mundesite e punesimit te tyre ne sipermarrje te cilat i pergjigjen me se ndjeshmi nevojave per zhvillim te qendrueshem lokal. Ne te njejten linje Z. Tershalla, Nenkryetar i Bashkise Diber pershendeti iniciativen duke theksuar mbeshtetjen e plote nga ana e bashkise te projektit IADSA dhe bashkepunimit me sipermarrjen lokale duke bere thirrje per perfshirjen e te rinjve ne projektet e bashkise. Sekretarja e Pergjithshme e Dhomes se Tregetise e Industrise per Qarkun Diber, Znj. Qeraxhiu ofroi mbeshtetjen e plote te dhomes sa i perket stimulimit dhe perfshirjes se te rinjve ne forma te sipermarrjes rinore. Me tej Z. Kovaci expert i projektit u perqendrua ne ekspozimin e aspekteve te rendesishme si bashkepunimi mes shkollave, komunitetit dhe qeverisjes vendore. Gjithashtu Znj. Gjeleshi eksperte per arsimin prane Bashkise theksoi nevojen e lidhjes se marrveshjes nderinstitucionale per bashkepunim ne kuader te realizimit te oreve te praktikes dhe sherbimit komunitar te shkollave prane institucioneve vendore si dhe bizneseve lokale. Dy relacione te rendesishme erdhen nga drejtuesit e shkollave te mesme Said Najdeni dhe e mesme profesinale Milaim Rushiti, si dhe nxenesit e perfshire ne projektin SHQK por edhe ne projektin Junior Achievement, respektivisht. Relacionet e perfaqesuesve te biznesit plotesuan kuadrin e tryezes duke theksuar nevojen e sipermarrjes lokale per te bashkepunuar e perfituar nga angazhimi rinor. Perfaqesues te Worldvision u bashkuan ne mbeshtetjen e nismave me perfitim te ndersjellte, shkolle-biznes-komunitet.

Tryeze e rrumbullakët: ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’

Ne perfundim te tryezes u nxorren konkluzione te vlefshme dhe praktike si dhe u projektua vijimi i ketij bashkepunimi mes aktoreve nepermjet draftimit dhe nenshkrimit te nje marrjeveshje bashkepunimi mes shkollave, institucioneve vendore, sipermarrjes lokale, per lidhjen e oreve te sherbimit komunitar dhe praktikat mesimore te nxenesve prane ketyre institucioneve.

Tryeze e rrumbullakët: ‘Sipermarrja Lokale ne kuadrin e Ekosistemit te Edukimit per Zhvillim te Qendrueshem’

Qellimi i kesaj tryeze ishte vendosja ne nje tryeze te perbashket te te gjithe aktoreve te interesuar, sidomos sipermarres lokale, institucione arsimore e te qeverisjes vendore, per te ndare pervoja, perspektiva dhe per te krijuar bashkepunime dhe sinergji me qellim arritjen e objektivave te perbashket ate te krijimit te nje rrjeti aktoresh dhe mbeshtetesish te ekosistemit per zhvillim te qendrueshem lokal. Te gjithe te pranishmit vleresuan organizimin e kesaj tryeze si nje hap i pare ne vendosjen e nje bashkepunimi aktiv ndermjet aktoreve si dhe mbeshteten njezeri vijimin e ketij bashkepunimi nisme ne hapat e metejshem.

Go to top of page