Të Rinjtë Sipërmarrës në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për zhvillim të Qëndrueshëm

Të Rinjtë Sipërmarrës në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për zhvillim të Qëndrueshëm

Të Rinjtë Sipërmarrës në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për zhvillim të Qëndrueshëm

Më 20 Prill 2014 u organizua tryeza, Sipërmarrja Lokale në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm në ambientet e QEK Peshkopi. Tryeza pati si qëllim stimulimin dhe promovimin e modelit të sipërmarrjes lokale në kuadrin e nismës SHQK, e cila ka në fokus lidhjen e natyrshme të kurrikulës me nevojat praktike dhe modelet e sipërmarrjes lokale. Znj. Gjeleshi eksperte për arsimin pranë Bashkisë së Peshkopisë, theksoi nevojën e lidhjes së marrëveshjes ndërinstitucionale për bashkëpunim në kuadër të realizimit të orëve të praktikës dhe shërbimit komunitar të shkollave pranë institucioneve vendore si dhe bizneseve lokale. Dy relacione të rëndësishme erdhën nga drejtuesit e shkollës të mesme “Said Najdeni” dhe shkollës së mesme profesionale “Milaim Rushiti”, si dhe nxënësit e përfshirë në projektin SHQK, por edhe në projektin Junior Achievement. Relacionet e përfaqësuesve të biznesit plotësuan kuadrin e tryezës, duke theksuar nevojën e sipërmarrjes lokale për të bashkëpunuar e përfituar nga angazhimi rinor. Përfaqësues të Worldvision u bashkuan në mbështetjen e nismave me përfitim të ndërsjelltë, shkollë-biznes-komunitet.

Go to top of page