Gjithëpërfshirje dhe qeverisje në sipërmarrjen lokale

Gjithëpërfshirje dhe qeverisje në sipërmarrjen lokale

Gjithëpërfshirje dhe qeverisje në sipërmarrjen lokale

Më 20 Prill 2014 u organizua tryeza Sipërmarrja Lokale në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm në ambientet e QEK Peshkopi, me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve, mësueve, komunitetit, sipërmarrjes lokale, autoriteteve vendore e organizatave lokale e ndërkombëtare, të cilat operojnë në terren me çështje të rëndësishme që lidhen me shkollën si qendër komunitare. Tryeza pati si qëllim stimulimin dhe promovimin e modelit të sipërmarrjes lokale në kuadrin e nismës së shkollës si qendër komunitare, e cila ka në fokus lidhjen e natyrshme të kurrikulës me nevojat praktike dhe modelet e sipërmarrjes lokale.

Relatoret e ftuar në tryezë ekspozuan perspektivën e tyre lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, mes shkollës, sipërmarrjes lokale, pushtetit vendor e komunitetit. Znj. Edita Fino, si pëfaqësuese e projektit IADSA theksoi se, organizimi i kësaj tryeze lidhet me një ndër standardet e shkollës si qendër komunitare, që është në fokus të projektit në zonën e Dibrës dhe ka të bëjë me stimulimin e formave të edukimit bazuar në veprim dhe praktikë dhe nxisin sipërmarrjen rinore, duke hapur mundësi të reja karriere për të rinjtë, por edhe rrisin mundësitë e punësimit të tyre në sipërmarrje, të cilat i përgjigjen nevojave për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Në të njëjtën linjë Z. Tershalla, nënkryetar i Bashkisë Dibër përshëndeti iniciativën, duke theksuar mbështetjen e plotë nga ana e bashkisë të projektit IADSA dhe bashkëpunimit me sipërmarrjen lokale, duke bërë thirrje për përfshirjen e të rinjve në projektet e bashkisë. Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë e Industrisë për Qarkun Dibër, Znj. Qeraxhiu ofroi mbështetjen e plotë të dhomës sa i përket stimulimit dhe përfshirjes së të rinjve në forma të sipërmarrjes rinore. Më tej Z. Kovaçi expert i projektit u përqendrua në ekspozimin e aspekteve të rëndësishme, si bashkëpunimi mes shkollave, komunitetit dhe qeverisjes vendore. Në përfundim të tryezës u nxorën përfundime të vlefshme dhe praktike si dhe u projektua vijimi i këtij bashkëpunimi midis aktorëve, nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, mes shkollave, institucioneve vendore, sipërmarrjes lokale, për lidhjen e orëve të shërbimit komunitar me praktikat mësimore të nxënësve pranë këtyre institucioneve.

Go to top of page