Takim në Gjimnazin “H. Xhelo” në Vlorë në kuadër të projektit të IADSA “Shkolla Qendër Komunitare”

Takim në Gjimnazin “H. Xhelo” në Vlorë në kuadër të projektit të IADSA “Shkolla Qendër Komunitare”

Takim në Gjimnazin “H. Xhelo” në Vlorë në kuadër të projektit të IADSA “Shkolla Qendër Komunitare”

Në datën 9 dhjetor 2015 në kuadër të projektit të IADSA “Shkolla Qendër Komunitare” – Ekosistemi i edukimit të qëndrueshëm në bashkëpunim me MAS, u zhvillua një aktivitet në shkollën e mesme publike “Halim Xhelo” në Vlorë, një nga shkollat target të projektit SHQK.

Gjatë këtij takimi u shpërndanë një pjesë e fondit të librave të projektit “SHQK”, tekste ekstrakurrikulare me qëllim pasurimin e bibliotekës së shkollës. Gjithashtu u organizuan dhe aktivitete për aktivizimin e nxënësve në klube të ndryshme si ai i Kreativitetit, i Rinisë Aktive, i Inovacionit etj. Këto aktivitete kanë si qëllim aktivizimin e nxënësve dhe të rinjve në klube të ndryshme tematike si dhe testimin e aftësive dhe talenteve me anë të realizimit të aktiviteteve e konkurrimeve ndërmjet shkollave në nivel lokal dhe rajonal. Këto aktivitete konsistuan kryesisht në mbledhjen e nxënësve të interesuar për këtë klube dhe trajnimin e tyre lidhur me tematikën e zgjedhur.

Në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare” do të përgatiten 200 “Karta Rinore Evropiane” për nxënësit e shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë. Me pajisjen me kartën rinore nxënësit kanë mundësi të përfitojnë zbritje çmimesh, avantazhe dhe oferta në mbi 100 bisnese në Tiranë si edhe në 36 vende evropiane. Nxënësit u informuan edhe për mundësitë e aktivizimit dhe pjesëmarrjes së tyre në projekte dhe konkurse rinore, për informacione për bursa dhe intership brenda dhe jashtë vendit.

Go to top of page