Takim në shkollën e mesme publike “Halim Xhelo” – Vlorë

Takim në shkollën e mesme publike “Halim Xhelo” – Vlorë

Takim në shkollën e mesme publike “Halim Xhelo” – Vlorë

Ne daten 23 Tetor, 2015 ne shkollen ‘Halim Xhelo’ Vlore u zhvillua aktiviteti me teme: ‘Ushqimi dhe Muzika shprehje e vlerave lokale: Tryeza e dasmes vlonjate dhe polifonia labe’, aktivitet ne kuadrin e Food Day dhe dhjetevjetorit te shpalljes se Polifonise si vlere e mbrojtur nga UNESCO. Ky aktivitet u zhvillua nen kujdesin e shkolles se mesme ‘Halim Xhelo’, shkolle qender komunitare dhe nje nga shkollat target te projektit IADSA ‘Ekosistemi i Edukimit te Qendrueshem – shkolla si qender komunitare’ ne bashkepunim me Konsullaten Italiane Vlore, Ambasaden Italiane, Tirane, Bashkine Vlore, Drejtorine Arsimore Rajonale Vlore, Institutin Adriapol, Grupe polifonike lokale dhe perfaqesues te agrobiznesit.

Shkolla ‘Halim Xhelo’ eshte e vetmja shkolle e mesme ne nivel vendi e cila ka integruar ne programin e saj kurrikular me zgjedhje lenden ‘Si te ushqehemi shendetshem’. Nxenesit qe ndjekin kete program se bashku edhe me klasa te tjera ne kuadrin e aktivitetit organizuan nje minipanair ushqimor me gatime te vecanta te zones se Vlores, te shoqeruara me prezantime inovative te realizuara nepermjet perdorimit te mjeteve audiovizive.

Aktiviteti kombinoi ne menyre kreative e inteligjente tematiken e ndjeshmerise ndaj ushqimit me ate te muzikes polifonike si nje nga vlerat unikale lokale e kombetare shqiptare, e me gjere. Minipanairi i gatimeve u shoqerua edhe me nje program te vecante me kenge polifonike labe te realizuara nga nxenesit dhe grupet polifonike te pranishme, program te cilit iu bashkua me performancen e vecante te muzikes e kengeve tradicionale edhe grupi i kengetareve arberesh te ftuar.

Ne aktivitet ishin te pranishem Konsulli Italian ne Vlore z. Bergesio, Kryetari i Bashkise Vlore Z. Leli, nje delegacion prej tre kryebashkiakesh italiane nga rajoni i Puglias, si dhe nje grup valletaresh e kengetaresh Arberesh. Gjithashtu te pranishem ishin perfaqesues te grupeve polifonike lokale, perfaqesues te agrobiznesit dhe znj. Cuci nga Adriapol. Ne perfundim te aktivitetit, dhe ne kuadrin e Food Day, dites nderkombetare kunder urise nxenesit e shkolles ‘Halim Xhelo’ me ndihmen e vullnetareve te Kryqit te Kuq shperndane nje pjese te ushqimeve neper qendrat e kujdesit per te moshuarit.

Go to top of page