Workshop mbi platformën e  edukimit e-learning Edmodo

Workshop mbi platformën e edukimit e-learning Edmodo

Workshop mbi platformën e  edukimit e-learning Edmodo

Më 4 maj 2016, u zhvillua në shkollën e mesme publike “Halim Xhelo” workshop-i dedikuar platformës së edukimit e-learning Edmodo, në kuadër të projektit IADSA - “Shkolla Qendër Komunitare”. Qëllimi i këtij workshop-i ishte krijimi i mundësive, aftësive, dhe kapaciteteve të nevojshme për përdorimin e tenologjive të informimit dhe të komunikimit në shkollë, duke lehtësuar mësimdhënien dhe mësimnxënien. Specialistë të IT-së trajnuan mësues të lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe nxënësit më të përzgjedhur të shkollës, të cilët u bënë pjesë e një klase virtuale. Gjatë workshopit-it të zhvilluar nxënës të Klubit të Inovacionit prezantuan dhe idetë e tyre në lidhje me platormën e edukimit e-learning për të përfituar nga moria e mundësive, nga ndryshimet teknologjike dhe nga globalizimi për të promovuar dhe aplikuar teknologjinë dhe inovacionin në shkollën e tyre gjatë mësimnxënies.

Të Rinjtë Sipërmarrës në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për zhvillim të   Qëndrueshëm

Platforma Edmodo është pjesë e programeve të edukimit, e cila ndihmon mësuesit e shkollave të kursejnë kohë, të mbajnë klasat e organizuara dhe të përmirësojne komunikimin me nxënësit. Mësuesit mund të krijojnë detyra dhe ua caktojnë ato nxënësve online, mund të publikojnë njoftime të ndryshme, apo të nisin diskutime të menjëhershme me klasën. Mësuesit mund të shohin lehtësisht se cili prej nxënësve ka ose nuk ka kompletuar detyrat e caktuara dhe do të mund të japin një vlerësim në kohë reale në lidhje me notat apo komentet që mund të bëhen për detyrat. Nxënësit gjithashtu do të mund të ndajnë materiale me njëri tjetrin dhe të bazhkëveprojnë me klasën nëpërmjet këtij aplikacioni, i cili mund të aksesohet direkt nga telefonat ‘smart’ ose nëpërmjet një kompjuteri.



Go to top of page